Ishte pjesë e Këshillit kombëtar, artisti largohet nga PD: Hapësirat në parti po ngushtohen, zëri i elitave është minimizuar

TIRANË- Artisti Ardian Isufi, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar nuk u votua përsëri në zgjedhjet e mbajtura në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. I ftuar në 'Studio Live' në Report Tv, Isufi ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga partia opozitare më e madhe në vend. Sipas Isufit hapësirat në PD po ngushtohen duke theksuar se zëri i elitave është minimizuar dhe zëri i personazheve që nuk i thënë më asgjë PD është rritur. Sipas Isufit ky është një moment për tu larguar nga PD në mënyrë që të reflektohet e kështu do jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun për tu bërë dhe një qasje e fortë përballë kësaj partie.

"Nuk është vetëm çështja e votimit të anëtarëve  të Këshillit Kombëtar. Unë e pashë të gjithë veprimtarinë e fundit të PD ashtu dhe Kuvendin, e pashë si një moment mbylljeje sesa një moment hapjeje. Ishte një shpresë e madhe që bëheshin nga kolegë e anëtarë të cilët shpresonin se liderishipi të kishte një qasje të re por parë nga fjalimi i Bashës dhe nga mënyra se si u trajtuan çështjeje në Kuvned nuk të lëntë më hapësirë sidomos sa i përket elitave dhe zërave që potencojnë sa më shumë aspektin elitar. Mendova të jem pak më i pavarur në këtë moment për të dialoguar më direkt me publikun dhe për të qenë një qasje më e përforcuar përballë PD. Një aktivitet i pavarur është i vështirë por ka të bëjë më integritetin politik që duhet të ketë çdo individ për të thënë fjalën e tij siç duhet. Hapësirat e PD po ngushtohen që kështu mendoj se është më mirë një formë direkt se sa një formë që humb në zërat dhe korridoret e PD duke pasur parasysh që është minimizuar zëri i elitave dhe është maksimizuar zëri i personazheve që nuk i thonë më gjë PD", u shpreh Isufi.

Për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar, një problematikë e madhe mbetet fakti që nuk u aprovua në ndryshimet e statutit që kryetari i partisë të dorëhiqet nëse nuk fiton zgjedhjet. Sipas tij, një lidership duhet të mbajë edhe përgjegjëis nëse drejton zgjedhjet.

"Së pari mendoj që padyshim një problematikë është çështja  e zgjedhjeve por ne kemi disa çështje më të mëdha aq lidhen me statutin. Një nga elementët bazë që ka pasur anëtarësia dhe Këshilli ka qenë çështja e statutit të kryetarit nëse humb zgjedhjet. Mendoj që të ishte një nga elementët bazë të futjes në statutin e riu. Nëse një lidership merr përsipër të udhëheqë zgjedhjet duhet të marrë dhe përgjegjësi", tha Isufi.

Ndër të tjera, Isufi u shpreh në Report Tv se në Partinë Demokratike nuk ka më frymë dhe se kjo parti nuk tërheq më interes në sytë e publikut.

"Unë mendoj që ne duhet të flasim për frymë. Një moment shumë i rëndësishëm i PD ka qenë i çadrës së lirësisë dhe tezës për Republikën e re. Pas kësaj ne pamë që në u bëmë njëlloj hijezimi pas daljes nga parlamenti dhe mos marrja pjesë në zgjedhje. Nuk ishin më pjesë e një frymë por një pjesë e planeve të ditës. Ne duhet të kishim filluar me frymën fillestare. Kemi ardhur në një pikë që s'kemi më frymë dhe orientim ku edhe në fjalën e Bashës, teza e re për qytetarët ishte e formuluar përsa i  përket shtyllave qendrore. Një nga çështjet që ka PD është se nuk ka një interes në sytë e publikut. Nuk ka diferencë mes PS dhe PD, duken si SHPK. Kjo është një gjë që e dëmton shumë imazhin e partisë", vijoi Isufi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'