GJIROKASTER - Forcat blu të Gjirokastrës kanë arrestuar mbrëmë Bako Buxherin një 30 vjeçar banues në Lazarat dhe i shpallur në kërkim nga policia.
Buxheri ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 21 vjet burg, për veprën penale ”Rrëmbim e mbajtja peng e personit”.
Nenet 109/3 e 25 të Kodit penal. Pas informacioneve të marra në rrugë operative për lëvizjet dhe vend-ndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Lazarati, policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com