Ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të lnëndëve narkotike.

Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Tom Verrin, 39 vjeç banues në lagjen “3 Herojt”, Shkodër.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 10.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkpunim, ”Shkatrrim i pronës”, “Shkatrrimi i pronës me zjarr” dhe “Rebelimi i të burgosërve”,

Ky shtetas dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në fshatin Shosh, Shkodër

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve