Ishte shpallur në kërkim për vjedhje me armë, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje me armë, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Foto ilustruese

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me armë në bashkëpunim, të një shume parash në një dyqan në fshatin Drisht. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin A.C, e cila është arrestuar më datë 06.09.2021, dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021, në fshatin Drisht, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.  

‘Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin Drisht, ku dy shtetas vodhën nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C. Si rezultat i veprimeve hetimore, më datë 06.09.2021 u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasi A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.    

Gjithashtu, mëngjesin e sotëm është kapur dhe ndaluar autori tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, shtetasi: D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.  Këta shtetas dyshohen se paraditen e datës 2 prill 2021, në fshatin Drisht, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet