Ishte vjedhur në Itali dhe më pas i kishin falsifikuar letrat në Shqipëri, sekuestrohet makina luksoze

Ishte vjedhur në Itali dhe më pas i kishin falsifikuar letrat në Shqipëri, sekuestrohet makina luksoze

Makina e vjedhur në Itali, sekuestruar në Kosovë

Një makinë e cila ishte e vjedhur në Itali është sekuestruar në Kosovë. Policia e Kosovës bën me dije se dje rreth orës 13:00, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet  U.R. 30 vjeç. Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollimit të veturë dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, ka bërë verifikim të detajuar të automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021.

Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit  pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet. Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë.

Makina e sekuestruar

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë