GJIROKASTËR- Bujar Gjashta 64 vjeç, i cili ishte shpallur i zhdukur prej ditës së djeshme është gjetur i vdekur pasditen e së shtunës. Ai u gjet i vdekur në përroin e Dunavati në qytetin e Gjirokastrës.
64 vjeçari nga Tirana që ka qenë pjesë e disa filmave shqiptarë si grimier kishte shkuar te familja e gruas në Gjirokastër, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Policia po heton për të gjetur shkaqet që kanë sjellë vdekjen e 64-vjeçarit.
Komento