Një 17-vjeçar është gjetur i mbytur në rrjedhën e Lumit Vjosë. Mësohet se ai është Matia Rizallari, banues në fshatin Bedyqas në Këlcyrë.

Ai u gjet mëngjesin e sotëm nga familjarët.

17-vjeçari ishte larguar nga banesa të dielën në drekë bashkë me një shok për t'u larë dhe që prej asaj dite familjarët nuk kishin pasur asnjë kontakt me të.

Trupi i viktimës nxirret nga lumi