Inspektoriati Shtetëror Teknik ka gjobitur 41 karburante, pasi shumica prej tyre nuk zbatonin kushtet teknike për shitjen e lëndës djegëse, ndërkohë që pjesa tjetër kishin mungesë dokumentacioni.

Sipas këtij institucioni, këto gjoba janë vendosur gjatë inspektimeve të bëra në subjektet e tregtimit me shumicë e pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse për muajin Mars 2016 ku fokus i kontrolleve ishte zbatimi i dispozitave të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.