Ishujt Solomon, vendi i 108 që
njohin Kosovën si shtet të pavaru

Ishujt Solomon, vendi i 108 që<br />njohin Kosovën si shtet të pavaru
Ishujt Solomon janë vendi i radhës që njohin Kosovën, si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë vendi i 108 që e marrin këtë vendim.

Për kryeministrin Hashim Thaci, njohja ndërkombëtare e Kosovës është një proces i pandalshëm.

“ Mbrëmë na erdhi lajmi e gëzueshëm që Ishujt Solomon kanë njohur shtetin e Kosovës si të pavarur dhe sovran. Rrumbullakësimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës është proces i pandalshëm”, shkoi Thaçi në Facebook.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj, ishte i pari që e bëri të ditur këtë lajm gjatë orëve të mbrëmjës së të Martës. Në rrjetin social Facebook, ndërsa shprehu urimet për qytetarët e Kosovës, Hoxhaj postoi dhe një foto me homologun e Ishujve Solomon, Caly Forau, duke e shoqëruar me falënderime ndaj këtij vendimi.

enver hoxhaj ishujt solomon

Ishujt Solomon shtrihen në Oqeanin Paqësore dhe banohen nga 523 000 banor.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje