Ishulli i Osumit, Rama: Fonde për
transformimin e pikave turistike
Kryeministri Edi Rama deklaron se qeveria ka hedhur fonde për transformimin e pikave turistike si Berati, nga ku ka prezantuar çeljen e konkursit për projektimin e ishullit në lumin Osum. Sipas Ramës, ishulli bashkë me të gjitha vlerat e trashëgimisë kulturore të Beratit, do të jenë një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash. Ai e ka cilësuar ishullin si një projekt që nuk ka të bëjë vetëm me zbukurimin e qytetit, por me përmirësimin e infrastrukturës dhe nivelit të jetesës në këtë qytet.
Kryeministri Edi Rama deklaron se qeveria ka hedhur fonde për transformimin e pikave turistike si Berati, nga ku ka prezantuar çeljen e konkursit për projektimin e ishullit në lumin Osum.
Sipas Ramës, ishulli bashkë me të gjitha vlerat e trashëgimisë kulturore të Beratit, do të jenë një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash.
Ai e ka cilësuar ishullin si një projekt që nuk ka të bëjë vetëm me zbukurimin e qytetit, por me përmirësimin e infrastrukturës dhe nivelit të jetesës në këtë qytet.
Rama e vuri theksin te transformimi i Berati brënda 18 muajve të qeverisjes së majtë, duke u ndalur te përfundimi i rrugëve lidhëse të Beratit me qytetet e tjera. Në 8 vitet e qeverisjes së djathtë, sipas Ramës, Berati u la në harresë totale edhe pse është thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore.
“Qyteti i një e mbi një dritareve u izolua nga pjesa tjetër e vendit për shkak të rrugëve të amortizuara, çka solli dhe rritjen e varfërisë në këtë qytet
Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Në 18 muaj qeverisje të majtë Berati ka nisur rrugëtimin e saj drejt rilindjes, drejt transformimit total. Rrugët lidhëse të Beratit me qytetet e tjera janë thuajse të përfunduara dhe qendra e Beratit është duke u transformuar”, tha Rama
Duke folur edhe për rëndësinë e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, Rama tha se këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për qytetarët e Beratit për t’i dhënë vazhdueshmëri projektit për transformimin e qytetit.
“Berati pas 21 Qershorit do të jetë një qytet edhe më i madh dhe me më shumë zona rurale e turistike. Qeveria është e projektuar në programin e saj për transformimin e plotë të këtij qyteti, duke përmirësuar në radhë të parë dhe nivelin e jetesës. Në muajt e fundit Berati ka pësuar përmirësime të mëdha në infrastrukturë, duke u përmirësuar nga ana estetike dhe për rrjedhojë duke nxitur dhe përmirësimin ekonomik. Zgjedhjet e 21 Qershorit janë një mundësi e mirë për të vijuar transforimimin e qytetit të Beratit”, shtoi Rama.


Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.2%
-
Frikë se humbin
43.4%
-
Arsye të tjera
8.4%
Vota total: 631
Lajme të tjera
-
Ankimimi i Alibeajt për siglën dhe logon e PD, nesër mbahet seanca për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha
29 Mars, 08:24
-
Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet! Nuk e kuptonin, nëna ime kishte qenë bareshë me dele
29 Mars, 08:02
-
A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?
29 Mars, 07:54
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Lufta/ Zelensky fton Xi Jinping: Gati për të biseduar! Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë
29 Mars, 07:42
-
Kandidati i PD për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara, akuza Alibeajt: Ndryshoi listën për Këshillin Bashkiak para se ta dorëzonte në KQZ, nuk na informoi
29 Mars, 07:27
-
Temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
29 Mars, 07:18
-
Mund të takoni dikë të ri që do t'ua bëjë zemrën të rrahë më shpejt, shenjat me fat në dashuri sot
29 Mars, 07:14
-
Zgjedhjet vendore të 14 majit/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, sot në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para
29 Mars, 06:59
-
Euro 2024/ Zhgënjen Kosova përballë skuadrës modeste, Zvicra me pikë të plota, Skocia ‘gjunjëzon’ spanjollët
28 Mars, 22:54
-
Ambasadori amerikan në Serbi: Dialogu me Kosovën nuk përmban reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve në Preshevë trajtohen brenda shtetit serb
28 Mars, 22:33