I gjendur në oqeanin Indian, 250 kilometra larg Somalisë, ishulli i Socotra ka një peisazh të mahnitshëm sa që duket sikur ka dalë nga filmat fantastiko-shkencor.
Ishulli i Socotra-s ka qenë pjesë e Afrikës, por është ndarë nga ajo rreth 6-7 milionë vjet më parë.
I mgjashëm me ishujt Galapagos, Socotra ka rreth 800 specie të rralla të florës dhe faunës, një e treta e të cilave nuk gjenden në asnjë vend tjetër të tokës.
Ishulli ka një mjedis të ashpër, shumë të nxehtë dhe të thatë i cili përfshin plazhe me rrërë, shpella me gurë gëlqerorë dhe male të larta. Pemët dhe bimët kanë evoluar gjatë viteve për t’iu përshtatur kushteve të ashpra klimaterike dhe disa bimë janë 20 milionë vjeçarëshe.
Ky ishull është përshkruar si një ‘vendi më i pazakontë në planet’ dhe ka rreth 40 mijë banorë. Por rrugët e para në ishull u ndërtuan vetëm 2 vjet më parë.
Kjo mrekulli e natyrës vërtet është një nga vendet më të ndara nga bota e qytetëruar, por dikur ka qenë pjesë e superkontinentit të Gondwana.
Ishulli i Socotra-s është pjesë e Republikës së Jemenit dhe kohët e fundit është vënë nën tutelën e UNESCO-s, si Vend i Trashëgimisë Botërore.
Redaksia online
(Erin Dini/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com