Ish-ylli i Arsenalit i bashkohet Ukrainës në luftë: Ishte vendim i lehtë

Ish-ylli i Arsenalit i bashkohet Ukrainës në luftë: Ishte vendim i lehtë

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Oleg Luzhny këmbëngul se ishte një vendim i lehtë të kthehej në Ukrainë dhe të ndihmonte në luftimin e trupave ruse, pavarësisht situatës shumë të rrezikshme në vendin e tij.

Luzhny, i cili fitoi Premier League dhe FA Cup në periudhën e tij katërvjeçare me Gunners, ndoqi një numër yjesh të profilit të lartë të sportit duke u kthyer në Ukrainë për t’iu bashkuar luftës kundër Rusisë në fillim të këtij muaji.

Vendimi i Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën në fund të shkurtit ka pasur një efekt shkatërrues për fqinjët e tyre të Evropës Lindore, me shtëpi dhe ndërtesa në të gjithë vendin në rrënoja dhe pothuajse 1000 civilë të vrarë.

“Ishte një vendim i lehtë të kthehesha këtu. Unë e dua këtë vend. Dua të luftoj me miqtë e mi për të mbrojtur vendin tim, kundër ushtrisë ruse. Të gjithë duhet të luftojnë. Ju duhet të luftoni për vendin tuaj. Ishte një vendim i lehtë. Ne kemi grupe prej pesë apo gjashtë personash dhe disa policë. Dhe ne kemi një zonë të veçantë ku ecim për 12 orë, çdo dy ose tre ditë. Sigurisht që është e vështirë. Është e vështirë, por jam mirë. Ka pasur shumë dëme në vendin tonë. Këtu në Kiev është në rregull, jo shumë. Por në vend, në Mariupol, është shumë më e vështirë.  Gruaja ime qëndron këtu me mua dhe fëmijët e mi qëndrojnë larg. Ata kanë punët e tyre. Të gjithë miqtë e mi qëndrojnë për të luftuar. Askush nuk po largohet”, u shpreh ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)