
Grupit famëkeq mercenar Wagner i është bashkuar në pozicionin e zëvendëskomandantit Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë.Dy video të paraqitura nga korrespondenti i luftës, Alexander Simonov në Telegram tregojnë gjeneralkolonelin, Mikhail Mizintsev të veshur me veshje luftarake të markës Wagner ndërsa viziton një kamp stërvitor dhe pozicionet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.
Muajin e kaluar, shërbimi i shtypit i themeluesit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin njoftoi se ish-zyrtari shtetëror pritet të angazhohet në grupin famëkeq rus pasi u shkarkua nga Ministria e Mbrojtjes. Mizintsev, i cili orkestroi rrethimin e qytetit ukrainas të Mariupolit në muajt e parë të luftës, ishte emëruar zëvendësministër i mbrojtjes dhe ishte përgjegjës për logjistikën dhe furnizimin me armë të ushtrisë ruse
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shefi i Wagner kundër liderëve rusë: Më 10 maj largohemi nga Bakhmuti! Asnjë koment nga Kremlini









