Ish-zv/kryeministri i PD kundër Bashës: Ndalimi i koalicioneve parazgjedhore do të çlironte votën

TIRANE-Ilir Rusmaijli, ish-zv/kryeministër në qeverinë e Berishës, aktualisht ekspert konstitucionalist për Reformën Zgjedhore në Këshillin e Legjislacionit u shpreh sot gjatë diskutimit në komision se pushteti i zgjedhësit është më i madh me listat e hapura, pasi shtrihet jo vetëm mbi subjektin, por edhe kandidatin.

"Debati për sistemin është bërë sport popullor, por në 22 vite ka ndryshuar vetëm një herë. Sistemi ndryshohet rrallë dhe sa herë ndryshohet shënon pikëkthesën politike. Ftesa për të hequr sistemin nga kushtetuta është ftesë për ta bërë diskutimin permanent.

Diskutimi për sistemin nuk mund të jetë pjesë e përditshmërisë politike, rregulli i politikës do duhet që të ndryshohet rrallë, është mirë që ngurtësia të ruhet. Pushteti i zgjedhësit është më i madh me listat e hapura, shtrihet jo vetëm mbi subjektin, por edhe kandidatin. Debati për listat e hapura është jetëgjatë në Shqipëri.

Popullariteti për listat e hapura nuk ka lindur nga hiçi. Ky debat është bërë popullor falë këmbënguljes së opozitës parlamentare. Por gurin e parë e kanë hedhur përfaqësuesit e shoqërisë civile. Efektin negativ e shoh në dy drejtime, kërkohet shkallë e lartë edukimi dhe kulture demokratike nga të dyja palët. Mekanizmi sjell komplikim për votimin dhe numërimin e votave, por kjo është e rikuperueshme" tha ai.

Sa i përket kërkesës së opozitës parlamentare për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, që kundërshtohet nga PD-ja dhe aleatët e saj, Ilir Rusmaijli tha se një gjë e tillë do të çlironte votën. Sipas ish-deputetit demokrat, nga ndalimi i koalicioneve parazgjedhore përfiton liria e votës. "Çështja e koalicioneve nuk duhet të trajtohet si ndalim, por si zgjedhje. Ndalohen koalicionet parazgjedhore ndoshta është formulim drastik. Koalicionet parazgjedhore nuk është as e drejtë as liri kushtetuese. Koalicioni parazgjedhor është mekanizëm, teknikë elektorale. Nuk ka asnjë cenim të drejtës kushtetuese të partive nëse nuk ka koalicione.

Në Shqipëri koalicioni është zhvilluar në formën e një bashkimi fluid interesash, i cili synon të reduktojë ofertën politike. Ndalimi i koalicioneve parazgjedhore do të çlironte votën. Liria e votës përfiton nga kjo lëvizje. Koalicioni me listë të përbërë, për shkak të formulës së adoptuar shkakton në çdo zgjedhje transferim të votës nga një parti te një tjetër, nga qindra në mijëra, por asnjëherë irrilevante. Transferimi është modifikim, pra tjetërsim i vullnetit të zgjedhësve.

Partitë e vogla e duan koalicionin parazgjedhor për të anashkaluar pragun, përmes bashkimit me një partitë të madhe, partitë që nuk kanë fuqi të marrin 3% bëhen papritur madhore, jo për vullnet të zgjedhësve, por truku ligjor. Partitë e mëdha e duan koalicionin parazgjedhor për të reduktuar konkurrueshmërisë.

Reduktimi do të thotë reduktimi i mundësive së zgjedhësve për të bërë zgjedhjen që këdo, ndërhyrje në të drejtën e tij për zgjedhje. Por kjo dobëson aftësitë e partive të vogla deri në shpërbërjen e alternativës" tha ai.

Prej fillimit të muajit korrik janë shtruar për diskutim kërkesat e opozitës për hapjen e listave, vendosjen e pragut dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Sot në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, 4 ekspertët konstitucionalistë: Elira Kokona, Ilir Rusmaijli, Erind Mërkuri dhe Adea Pirdeni, iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve të Kuvendit që lidheshin me ndryshimet në sistemin zgjedhor, ndryshimin e pragut zgjedhor, si dhe listat e hapura të deputetëve apo moslejimin e koalicioneve parazgjedhor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 08/07/2020 16:21

    Bani cfar te doni zgjefhjet i fiton PD Keyeminister zgjidhet Flamur Noka Badha ka me shku me dhi... te shporrim Edvin Mafine qe vret shqiptaret Rrofta Natd Noka

    Përgjigju
    • Dukagjin: 09/07/2020 07:29

      Mos mer burre,zgjedhjet i fito Agron Duka,kryeminister Kujtim Gjuzi me mustak.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë