Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë që e la atë në masën e sigurisë "Arrest shtëpie" nën akuzën e "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm". Voda pretendon nëpërmjet avokatëve të saj se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi s’ka asnjë rrezik largimi, prishje të provave.
GJKKO la në 'arrest shtëpie' në mungesë Rovena Vodën më 13 korrik, ndërsa "Report Tv' mësoi sot të tjera detaje në lidhje me dosjen e Rovena Vodës, ku rezultoi se ajo ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.
Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë lënë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.7%
-
Mirëqënia
21.5%
Vota total: 2307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOKUMENTI/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin: Pse u rrëzua kërkesa e Berishës për masën 'detyrim paraqitjeje'
31 Dhjetor 2024, 21:35
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Ylli Pata: 2024, viti i rënies së Ilir Metës
31 Dhjetor 2024, 18:57
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
31 Dhjetor 2024, 12:18
-
Skema e korrupsionit me banesat sociale në Spitallë, ryshfet deri në 15 mijë euro! SPAK çon për gjykim 8 të pandehurit (EMRAT)
31 Dhjetor 2024, 10:10
-
I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, GJKKO cakton arrest në burg për policin Shuip Cami
31 Dhjetor 2024, 10:04
-
Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë
30 Dhjetor 2024, 22:33
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Rama në konferencë, Berisha e ndjek live në Facebook: Rama gënjen pensionistët! Trump në Samitin e NATO-s e pres unë
30 Dhjetor 2024, 17:01