Ish-zyrtari iranian akuzohet për krime kundër njerëzimit, gjykata suedeze 'zhvendoset' në Durrës! 7 dëshmitarë kryesorë janë në kampin e muxhahedinëve në Manëz

Durrësi është shndërruar në qendrën e një gjykimi shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. Bëhet fjalë për procesin kundër Hamid Noury, një ish-zyrtar i regjimit iranian që akuzohet për krime kundër njerëzimit. Janë prokurorë dhe gjyqtarë suedezë që kanë mbërritur në Durrës për të marrë dëshmitë e anëtarëve të MEK që ndodhen në kampin Ashraf në Manzë.

Trupa gjyqësore e gjykatës së Stokholmit, përbërë nga 6 gjyqtarë, dy prokurorë, avokatë të palës paditëse, përkthyes dhe avokatë të palës mbrojtëse kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit, aty ku po vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-zyrtarit iraniait Noury.

Në fakt Shqipëria ka vendosur në dispozicion vetëm ambientet e gjykatës së Durrësit, pasi gjykimi për Hamid Noury, i cili ka qenë zëvendës/prokuror i një burgu në Iran ka nisur më 10 gusht nga Gjykata e Stokholmit në Suedi. Ai akuzohet për krime kundër njerëzit, pasi në korrik 1988 janë vrarë e masakruar 30,000 të burgosur politikë në Iran. Të gjitha viktimat janë varrosur në fshehtësi në varre masive të fshehta. Mbi 90 për qind e viktimave ishin aktivistë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit. Për shkak se në Manëz të Durrësit jetojnë 2800 anëtarë të MEK, seancat gjyqësore për marrjen në pyetje të dëshmitarëve po zhvillohen në Gjykatën e Durrësit.

Seanca është zhvilluar me dyert të mbyllura dhe në përfundim familjarët të viktimave kanë treguar dëshmitë tronditëse.

"Unë quhem Muhamed Xhafri dhe 6 prej anëtarëve të familjes sime janë ekzetuar nga regjimi iranian. Këtu unë kam dhe fotot e familjarëve të mi, ndër ta babai im, me profesion doktor, nëna, vëllai dhe motra ime u ekzekutuan në vitin 1981. Ndërsa këtu jemi për masakrën e 1988 ku çelësi i fillimit të Gjykimit është Suedia, por trupi gjykues ka vendosur që të vij këtu në Shqipëri për disa nga të mbiejtuarit e kësaj masakre. Ne jemi shumë të lumtur për këtë pasi 30 vite pas kësaj masakre ku u ekzekutuan mbi 28 mijë njerëz shpresojmë që më në fund të vihet drejtësi", tha ai.  

Khadijeh borhani shprehet se "7 prej nesh jemi këtu për të dëshmuar për atë që Hamid Nurja ka bërë dhe është përgjegjës. Jam shumë e lumtur që trupa gjykuese e Suedisë ka ardhur këtu, sepse 90 përqind janë martirë. Ndër ta është edhe familja ime që ranë heronj nga regjimi. Gjithashtu edhe babai im".

Përfaqësuesit e opozitës iraniane, shprehen edhe ankesën ndaj Gjykatës së Suedisë, e cila  pranoi vetëm 7 dëshmitarë por sipas tyre, janë shumë më shumë.

"Vëllai im Ali Haxhinexhat ishte 28 vjec kur ra hero. Vëllezërit e mi binjakë gjithashtu, u ekzekutuan nga regjimi in 1980. Unë dua t’u tregoj juve për më shumë se 1000 vrasjet politike të të burgorsurve ne ASHRAF 3 dhe shumë prej viktimave nga ekzekutimet në vitet 80-të.

Shumë prej rezidentëve në ASHRAF, prej të cilëve vëllezërit dhe motrat tona përfunduan në masakrën e 1988. Shumë të tjerë u bënë dëshmitarë. Trupa e Gjykatës në Suedi pranoi një numër të limituar të tyrë, ndërsa lista ishte shumë më e gjatë. Detajet që dhanë dëshmitarët mbi grupet e struktuara provuan faktet përpara trupës gjykuese të Suedisë.

Një nga këto fakte është: Ali Kahmenei, lideri suprem i regjimit iranian dhe të gjithë liderët e tjerë të regjimit ishin të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë nër masakrën e vitit 1988.

Në përfundim Ebrahim Raisi praktikisht ky person, presidenti i atij regjimi ishte personi kyç në vrasjet që ndodhën, ai i cili ka luajtur rolin kryesor në ekzekutimin e mijëra të të burgosurve politikë në masakrën e 1988, në Teheran. Shumë prej të mbijetuarve në këtë masakër dëshmuan për Ebrahim Raisin", tha njëra prej dëshmitareve në gjyq.

"Unë jam arrestuar në vitin 1983 në iran pasi isha një nga mbështetësit kundra regjimit dhe kam kryer 6 vite burg. Kjo është fotoja e vëllait tim i cili gjithashtu bëri 6 vite burg", u shpreh një tjetër përfaqësuese.

I akuzuari për krime kundër njerëzimit, Noury është arrestuar në nëntor të 2019 në aeroportin e Stokholmit, ndërsa gjyqi ndaj tij nisi më 10 gusht të këtij viti dhe më 26 tetor në një vendim të paprecedent, gjykatësi suedez vendosi që i gjithë trupi gjykues i Stokholmit të zhvendoset në Durrës nga data 10-19 nëntor. Arsyeja pse gjyqi u zhvendos përkohësisht në vendin tonë është se 2800 anëtarë të MEK jetojnë në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit.

Hamid Noury, ish-zëvendës/prokuror në burgun e Gohardasht në perëndim të Teheranit dyshohet se është ekzekutuesi i një numri të madh të burgosurish në atë që njihet si masakra e regjimit iranian e 1988-ës.

Hamid Nouri ish zyrtar iranian i gjykuara per krime kunder njerzimit

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale