SHKODËR-Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm një mësuese e cila propagandonte për ISIS-in tek nxënësit e saj gjatë orëve të mësimit ne Medresenë e Shkodrës.
 
Në prangat e policisë ka rënë mësuesja Emine Alushi, çështja e të cilës ka përfunduar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Alushi punonte si mësuese me kohë të pjeshme në ''Medresenë e Shkodrës''. 
 
Mësuesja Alushi u denoncua nga nxënësit e saj në në emisionin investigativ ‘’Stop’’. Ky regjistrim i mësueses është bërë para dy vitesh nga vetë nxënësit gjatë një ore mësimi. 

mesuesja shkoder
Emine Alushi

Në videon e publikuar mbrëmjen e djeshme nga emisioni ‘Stop’ mësuesja i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.

Ndërkohë një nxënëse e pyet për ISIS-in. Por mësuesja shokoi me përgjigjen e saj.