ISIS-i njoftoi se kishte ekzekutuar pengun japonez, Kenji Goto, ndërsa ka shpërndarë një video në Twitter. Videoja, që sipas autoriteteve japoneze ka të gjitha gjasat të jetë e vërtetë, tregon Gotin të veshur në portokalli dhe të ulur në gjunjë dhe pranë tij një njeri të veshur me të zeza, i cili mban një thikë në dorë.
Gazetari Kenji Goto u mor peng në Siri, në fund të tetorit. Vdekja e tij është dënuar ashpër nga Japonia, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca.
Për lirimin e Goto xhihadistët kishin kërkuar lirimin e terroristes irakene Sajida Rishawi, që ndodhet e burgosur në Jordani.
Amani zyrtar kishte shprehur gatishmërinë për lirimin e saj, duke kërkuar në këmbim edhe lirimin e pilotit jordanez të rrëzuar dhe që ndodhet në duart e ISIS, Muaz Kassasbe.
Nga ana e saj qeveria e Tokios po përpiqet të verifikojë videon e transmetuar në internet që tregon vdekjen e pengut të dytë japonez, bën të ditur agjencia e lajmeve “NHK”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com