Kryeministri italian, Matteo Renzi ka folur sot për kërcënimin që paraqet Shtetit Islamik duke i bërë thirrje ndërkombëtarëve për ndërhyrje.
“Italia ka një shërbim inteligjence që nuk është si CIA amerikane, por në Libi jemi numri 1. Dua të jap sinjalin e paqes në Itali. Ajo që po ndodh në Libi është si pasojë e mungesës së vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare. Ne duam më shumë presion, jo vetëm nga shtetet, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Ata nuk duhet të shqetësohen vetëm për Sirinë dhe Ukrainën”, deklaroi Renzi.
Kërcënimi xhihadist nuk ka qenë kurrë më afër Europës. “Me gishtat në këmbëz, ne po vijmë në Romë. Bëni kujdes, çdo lëvizje e gabuar do t’ju kushtojë shumë”.
Kjo është vetëm një pjesë e kërcënimit të fundit që ISIS i ka dërguar Italisë nëpërmjet një postimi në tëitter. Këtu, ajo i referohet rolit që Italia luan në stabilizimin e gjendjes në Libi.
Po ashtu, xhihadistët kanë publikuar edhe një foto ku shfaqet flamuri i tyre mbi Colose. E para herë që flamuri i zi ngrihet mbi pallatin presidencial e jo mbi Vatikanin, që është objektivi kryesor i ISIS. Propaganda e shtetit islam flet për ‘qytetin e përjetshëm’, në zemër të Europës së Krishterë dhe Vatikanin si shtëpi të saj.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO