ISIS - Francës: Do ju presim kokat
s'gjejmë paqe pa ndalur bombardimet

ISIS - Francës: Do ju presim kokat<br />s'gjejmë paqe pa ndalur bombardimet
Shteti Islamik i ISIS ka publikuar një video-mesazh kërcënues ndaj Francës. Ata thonë se nuk do të ndalin sulmet dhe nuk do të gjejnë paqe për aq kohë sa vazhdojnë bombardimet në Siri.

Në video janë disa xhihadistë të armatosur ndërsa njëri prej tyre i cili përçon mesazhin e nis fjalën e tij me përshëndetjen në gjuhën arabe " Ess Selamu Alejkum Ue Berekatu", ndërsa më tej vijon kërcënimet në gjuhën franceze.
 
Mesazhi i ISIS
Ess Selamu Alejkum Ue Berekatu

Ky është një mesazh për të gjithë armiqtë e Islamit, veçanërisht Francës.

Muxhahedinët në të gjithë botën nuk do të hezitojnë t'ju presin kokat.

Përsa kohë ju do të vazhdoni bombardimet, ne nuk do të gjejmë paqe. Ju do të keni frikë edhe të shkoni në dyqan.

I bëj thirrje vëllezërve myslimanë në Francë të cilët nuk kanë bërë xhihad, ata që nuk janë në gjendje të bëjnë xhihad, dhe atyre që nuk e dinë se çfarë është të bësh xhihad.

Dijeni se xhihadi është në çdo kohë obligim për të gjithë

Ju jeni urdhëruar të luftoni kafirët (jobesimtarët) kudo që t'i gjeni ata.

Çfarë po prisni? 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh