Ekstremistët e Shtetit Islamik të ISIS u janë rikthyer edhe gjatë ditës së sotme, kërcënimeve për vendet e Bashkimit Evropian, teksa mësohet se ata kanë arritur të futen në Turqi.
Jo vetëm kaq por përmes një postimi në rrjetet sociale, ISIS paralajmëron se shumë shpejt do të jetë në Romë, aty ku prej kohësh terroristët kanë kërcënuar për sulme. Në postimin e tyre në Twitter, ISIS madje ka krijuar edhe një hashtag #We Are Coming to Rome (Po vijmë në Romë).
Nga ana tjetër, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat turke, të cilat citojnë burime nga Agjensia e Inteligjencës Kombëtare të Turqisë (MIT), terroristët e ISIS po planifikojnë të sulmojnë misionet diplomatike në Ankara dhe Stamboll. Sipas gazetës turke Hurriyet, disa prej anëtarëve të ISIS, mes të cilëve komandantë të lartë, kanë arritur të futen në Turqi përmes kufirit jugor.
Po ashtu mediat turke bëjnë të ditur se militantë të ISIS që i përkasin shtetësive palestineze dhe siriane po planifikojnë që të kalojnë në Bullgari për të kryer sulme në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Kërcënimi i terroristëve të ISIS ndaj vendeve të zhvilluara Perëndimore por jo vetëm është shndërruar së fundmi në një shqetësim global, që ka alarmuar të gjithë. Gjatë këtyre dy ditëve, President ii SHBA Barack Obama ka mbledhur në një takim të nivelit të lartë Ministrat e Brendshëm, mes të cilëve edhe Saimir Tahiri, drejtues të lartë, dhe personalitete të njohura për të diskutuar në lidhje me masat që duhen marrë për të iu kundërvënë Shtetit Islamik.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com