/ATSH-AFP/ - ISIS-i konfirmoi dje në mbrëmje vonë se kishte ekzekutuar pengun japonez, Kenji Goto, sipas një videoje të shpërndarë në Twitter nga organi mediatik i këtij grupi xhihadist, Al-Furqan.

Videoja, që sipas autoriteteve japoneze ka të gjitha gjasat të jetë e vërtetë, tregon Gotin të veshur në portokalli dhe të ulur në gjunjë dhe pranë tij një njeri të veshur me të zeza, i cili mban një thikë në dorë.

Gazetari Kenji Goto u mor peng në Siri, në fund të tetorit.

Vdekja e tij është dënuar ashpër nga Japonia, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca.