Një video e re e ISIS tregon vrasjen e një prej pengjeve japoneze, video e të cilëve u publikua pak ditë më parë me një ultimatum ndaj qeverisë japoneze për pagesën e 200 milion dollarëve ose ekzekutimin e tyre.

Në videon e re shfaqet pengu tjetër me fotografinë e pengut të ekzekutuar në duar, shoqëruar me një mesazh zanor.

Viktima është Haruna Yukawa ndërsa pengu që shfaqet në video është Kenji Goto Jogo, i cili bën thirrje që t’a shpëtojnë dhe të mos lejojnë që t’a ekzekutojnë dhe atë, duke paraqitur kërkesat e reja të ISIS.

Lajmi u bë me dije nga SITE, rrjeti monitorues amerikan për xhihadistët në website.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)