ISIS-i konfirmon autorësinë e rrëzimit të avionit rus në Sinai

/ATSH-AFP/ - Degëzimi egjiptian i grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) konfirmoi sot në Twitter se është përgjegjës për rrëzimin e avionit rus në gadishullin e Sinait, në lindje të Egjiptit, ku humbën jetën 224 persona.
"Ushtarët e Kalifatit arritën të rrëzojnë një avion rus në provincën e Sinait që transportonte më shumë se 220 kryqëtarë (pjesmarrës në kryqëzata shek. XI dhe XIII. shën. i përkth.) të cilët u vranë të gjithë", konfirmoi grupi ekstremist në një komunikatë në Twitter, duke u shprehur gjithashtu se kanë vepruar në reprezalje ndaj ndërhyrjes ruse në Siri.
Një avion rus me 224 persona në bord, i cili rezultonte i humbur mbi hapësirën ajrore të Egjiptit, u rrëzua në gadishullin e Sinait dhe sipas autoriteteve egjiptiane asnjë nga pasagjerët dhe ekuipazhi nuk ka mundur të shpëtojë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë