Egjipti ka nisur një ofensivë bombardimesh ndaj militantëve islamikë në Libi, të cilët një ditë më parë ekzekutuan brutalisht 21 të krishterë egjiptianë. Avionë ushtarakë të Egjiptit kanë goditur pozicionet të targetuara të isis.

Lajmi bëhet me dije nga mediat egjiptiane të cilat citojnë një komunikatët të ushtrisë, pak orë pasi presidenti i vendit Abdel Fattah al-Sisi kishte deklaruar se Egjipti kishte të drejtën për “t’u kundërpëgjigjur”.

“Të gjithë duhet të dinë se egjiptianët kanë një mburojë që mbron sigurinë e vendit të tyre e një shpatë që godet terrorizmin dhe ekstremizmin. Deklarojmë se hakmarrja për gjakun e egjiptianëve është një e drejtë absolute që do të merret”,- shkruhet në komunikatën e forcave të armatosura.

Avion gjuajtësit egjiptianë kanë goditur kampet e stërvitjes dhe magazinat me armë të ISIS në Derna me 8 raketa, duke lënë të vrarë 5 persona, mes të cilëve 3 fëmijë dhe 2 gra. Dyshohet se janë vrarë gjithashtu dhe 40 xhihadistë. Ndërkohë presidenti Al Sisi i ka këkruar ministrit të jashtëm, Sameh Shukri, të marrë pjesë “urgjentisht” në mbledhjen e OKB-së dhe Këshillit të Sigurisë në New York për të kërkuar një zgjidhje të menjëhershme ndërkombëtare.

Sipas al Sisi, ministri do të vendosë komunitetin ndërkombëtar para “përgjegjësive” të saj për të marrë “masat e duhura” në respektimin e kartës së Kombeve të Bashkuara , duke patur parasysh se ajo çfarë po ndodh në Libi “është një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”. Ekzekutimi barbar i 21 egjiptianëve të krishterë ‘kopti’ në Libi ka bërë jehonë ndërkombëtarisht dhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, shprehet se “sërisht vjen nevoja e një zgjidhje emergjente politike për konfliktin në vendet e afrikës së veriut, konflikt nga i cili po përfitojnë vetëm grupet terroriste mes të cilëve dhe ISIS.

Sipas tij këto akte ndaj popullsisë së pafajshme të rajonin, duhet të ndikojnë në mënyrë emergjente në bashkimin e komunitetit ndërkombëtar për të qenë të bashkuar kundër Shtetit Islamik.