ISIS i vret të shoqen, përgjigja e
gazetarit: S'do ta keni urrejtjen time
Video/ Masakra, gazetari i BBC qau LIVE

ISIS i vret të shoqen, përgjigja e<br />gazetarit: S'do ta keni urrejtjen time<br />Video/ Masakra, gazetari i BBC qau LIVE
Një pjesë e tyre nuk jetojnë më, por kjo foto mjafton për të mbajtur mend disa prej fytyrave të atyre që u vranë të premten e 13 nëntorit brenda teatrit "Bataclan".


france

Fotoja është shkrepur disa çaste para se të ndodhte tragjedia...mes të vrarëve gjendej edhe bashkëshortja e gazetarit francez Antoine Leiris të “France Bleu”. Por ajo që vijon të trondisë dhe emocionojë pas gjithë kësaj fatkeqësie, është letra e tij drejtuar terroristëve për të shoqen:

“Nuk do ta keni urrejtjen time”
Të premten mbrëma keni vjedhur jetën e një qenie të veçantë, dashurinë e jetës time, nënën e djalit tim por nuk do ta keni urrejtjen time. Nuk e di se kush jeni dhe as që dua ta di. Nëse Zoti për të cilin vrisni verbërisht na ka krijuar sipas imazhit të tij, çdo plumb në trupin e gruas time do të ishte një plagë në zemrën e tij.
Pra jo nuk do t'jua dhuroj urrejtjen edhe pse këtë e keni kërkuar, por t’i përgjigjesh urrejtjes me zemërim do të ishte e njëjta injorancë e asaj që ju ka bërë juve të jeni kështu siç jeni. E dëshironi frikën që të më bëjë t’i shikoj bashkëvendasit e mi me sy dyshues, që të sakrifikoj lirinë për sigurinë time. Keni humbur! Madje edhe nëse vazhdoni të luani kështu.

E pashë këtë mëngjes. Në fund, pas netësh e ditësh pritjeje. Ishte po aq e bukur sa atë të premte në mbrëmje kur doli, po aq e bukur sa në kohën kur çmendurisht rashë në dashuri me të para 12 viteve. Sigurisht që jam i rraskapitur nga mërzia, po ua pranoj këtë fitore të vogël, por do të jetë jetëshkurtër. E di që ajo do të na shoqërojë dhe që do të takohemi në parajsen e shpirtrave në të cilën ju nuk do të hyni dot kurrë.

Ne jemi dy, unë dhe im bir por jemi më të fortë se të gjitha ushtritë e botës. Madje, nuk kam as kohë t'ju kushtoj sepse duhet t’i bashkohem Malvilit, i cili do të zgjohet tani. Ai është 17 muajsh, do të ushqehet çdo ditë dhe do të lozim çdo ditë dhe tërë jetën ky djalë i vogël do t’ju përbuzë duke qenë i lumtur dhe i lirë. Sepse, jo, as urrejtjen e tij nuk do ta keni. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar