GJERMANI - Militantët e Shtetit Islamik, nëpërmjet një mesazhi në video në gjuhën gjermane, janë zotuar se do të kryejnë sulme terroriste në Gjermani dhe Austri.

Në këtë video lëshohet një kërcënim personal kundër kancelares Angela Merkel, në shenjë hakmarrjeje për gjakun e derdhur të myslimanëve në Afganistan.

Në mesazhin pesëminutësh, dy xhihadistë të ISIS të cilët flasin gjermanisht i bëjnë thirrje myslimanëve në Evropë qe t’i bashkohen ISIS në Siri dhe Irak dhe të nisin xhihadin në Gjermani dhe Austri duke vrarë të pafetë kudo që ata ndodhen madje edhe në shtëpitë e tyre, raporton Die Welt.

Në kumtimin kërcënues, prej militantëve i drejtohet kancelares Merkel duke e kërcënuar se ata do të marrin hak për gjakun e derdhur të myslimanëve në Afganistan dhe pjesëmarrjen e ushtarëve gjermane në këtë luftë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)