Shteti islamik ISIS kërcënon me sulme ndaj misioneve diplomatike të shumë shteteve që i konsideron si armike. Mes objektivave të saj ISIS përmend dhe misionet diplomatike të Arabisë Saudite në Tiranë dhe në Prishtinë.

Në revistën e përjavshme të kontrolluar nga shteti islamik kërcënimi për sulme u është drejtuar diplomatëve të rreth 70 vendeve përfshirë këtu dhe selitë diplomatike të Arabisë Saudite në dy shtetet shqiptare të Ballkanit, Shqipëri dhe Kosovë.

Çfarë përshëmbull do ta pengonte një xhihadist të sulmonte komunitetet ne Dearborn, Micigan, Los Angeles apo dhe në New York city? Apo sulmet ndaj misioneve diplomatike panameze ne Xhakarta, Doha dhe Dubai? Apo sulmet ndaj misioneve diplomatike japoneze në Bosnjë, Malajzi dhe Indonezi , apo sulmet ndaj diplomateve sauditë në Tiranë, Sarajevë dhe Kosovë? - thekson në kërcenimin e vet ISIS.

Ndërkohë menjëhere pas këtij publikimi Japonia ka marrë masat për të përforcuar sigurinë në misionet e saj diplomatike në mbarë botën. Një levizje e ngjashme pritet të ndodhë dhe nga vendet e tjera, selitë diplomatike të të cilave jane kërcënuar për sulme nga ISIS.

Ndërkohë që Glevin Dervishi zëdhënës i Ministrisë së Jashtëm në një prononcim për shqiptarja.com mohon çdo njoftim për një sulm të tillë dhe marrje e një kërkese nga ana e përfaqësisë diplomatike të Arabisë Saudite për forcim masash sigurie.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)