ISIS në Egjipt ka marrë peng një shtetas kroat dhe kërcënon se do ta ekzekutojë atë. Pengu quhet Tomislav Salopek dhe është punonjës në një kompani franceze për nxjerrjen e naftës. Ai është kapur në 22 korrik teksa udhëtonte në gadishullin Sinai.

Kërcënimi është bërë publik nëpërmjet një video të regjistruar, në të cilën njëri nga militantët e ISIS thotë se pengu do ekzekutohet brenda 48 orëve nëse Ministria e Drejtësisë egjiptiane nuk liron nga burgu disa vajza të ISIS-it të arrestuara për terrorizëm.

Sipas mediave kroate ministrja e Punëve të Jashtme Vesna Pusiç me bashkëshorten e pengut Tomisllav Salopek-ut do nisen drejt Egjiptit për të biseduar me autoritetet vendase në lidhje me këtë pengmarrje.