ISIS merr përgjegjësinë e sulmit
në Francë, arrestohen 3 persona
VIDEO 3D/ Si ndodhi atentati 

Një ditë pas tragjedisë në Nice të Francën ku humbën jetën 84 qytetarë dhe u plagosën rreth 200 të tjerë autoritetet bëjnë më dije se janë ndaluar 3 persona të afërt me autorin e sulmit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, ndërkohë që ISIS ka marrë përsipër sulmin. Të paktën 84 persona mbetën të vdekur dhe mbi 150 u plagosën, pasi një kamion hyri në mes të një turme njerëzish në jug të Francës me 80 km/orë.

Në Francë vijon të ketë diskutime lidhur me autorin 31-vjeçar. Për kryeministrin Valls autori është i lidhur me islamizmin, ndërsa për Ministrin e Brendshëm Cazneuve ai nuk kishte asnje lidhje islamike.

Ditën e sotme nisi edhe dita e parë e zisë kombëtare e cila do të zgjasë deri në datën 18 korrik. Ndërsa sot është thirrur edhe Këshilli i Sigurisë dhe i Mbrojtjes ku prezent do të jetë edhe Presidenti Hollande. 

Nice u godit këtë të enjte ndërsa qytetarët po festonin rënien e Basties. Autori hipur ne një kamion qëlloi mbi turmën dhe më pas me shpejtësi kaloi mbi ta duke e shndërruar natën në një tregjedi të vërtetë.
 
Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Nicës, ku po kremtohej festa kombëtare e Francës, Dita e Bastijes. 

Autori i sulmit në Nicë është Mohamed Lahouaiej Bouhlel  31-vjeç me origjinë tuniziane, kishte shtetësi franceze ndërsa punonte si shofer.Ai kish lindur në Sousse qytet në Tunizi i cili u godit nga një sulm terrorist një vit më parë. Sipas autoriteteve ai rezultonte me precedent të mëparshëm penal por nuk ishte dënuar për krime të lidhura me terrorizmin dhe ishte i panjohur për inteligjencën francez. Mediat raportojnë se i riu ishte duke u divorcuar dhe kishte probleme me paratë. Ndërsa po vijojnë kontrollet në banesën e tij.  

terroristi nice Bouhlel  me logo
Mohamed Lahouaiej Bouhlel
(Autori i sulmit në Nicë është Mohamed Lahouaiej Bouhlel)

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna mitralozi nga kamioni përpara se ai të përplasej me turmën, ndërsa autori u vra gjate shkembimit te zjarrit me policine franceze.

Imazhet e tmerrshme nga vendngjarja tregojnë njerëzit e aksidentuar nga kamioni, ndërsa gjithashtu shihen edhe trupa njerëzish të pajetë në anë të rrugës. 

Ngjarja e tmerrshme e Nicës vjen 4 ditë pas mbylljes së kampionatit Europian të Futbollit i cili u zhvillua në Francë. Madje në stadiumin e Nicë u luajtën disa ndeshje të rëndësisshme të "Euro 2016". 

Franca tronditet keshtu sërish pas rreth 9 muaj nga sulmet terroriste të Parisit, ku mbetën të vrarë 132 persona.

Përgjegjësinë për këto sulme e mori Shteti Islamik (ISIS). 



Sulmet terroriste në Francë/ Zhvillimet minutë pas minute

Ora 15:10 Hollande: E gjithë Franca ndan dhimbjen me familjet e viktimave
Presidenti francez, François Hollande u shpreh gjatë konferencës për shtyp në Paris se e gjithë Franca ndan dhimbjen me familjet e viktimave të sulmit terrorist në Nicë. Kreu i Elysee-së tha se mes viktimave ka edhe shtetas të huaj. 

"Mes viktimave ka francezë por edhe shtetas të huaj. E gjithë Franca ndan dhimbjen me familjet e viktimave. Sigurojmë qytetarët se kemi marrë masat e sigurisë", u shpreh Hollande. 

Ora 12:00 Ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë: Sulmet, tregojnë sofistikimin e terrorizmit
Ylljet Aliçkaj, ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë në një lidhje telefonike për Report Tv ka thënë se Franca është e ekspozuar kaq shumë ndaj sulmeve terroriste pasi ajo është në ballë të luftës kundër fenomenit ISIS.

Ai ka shtuar se, masat e marra nuk rezultuan të suksesshme në këtë ditë të pavarësisë së Francës, sa ç’ishin gjatë një muaji të kampionatit evropian të futbollit.

Franca është bërë target i sulmeve terroriste dhe një ndër arsyet kryesore është se ajo është bërë pjesë e koalicionit të vendeve që po luftojnë ISIS. Ka një vazhdimësi. Një vend që respekton të drejtat e njeriut ka edhe koston e hapësirave të mundshme të penetrimit të terrorizmit. Fenomeni kamikaz është ekstremi i sofistikimit të terrorizmit. Ata japin jetën për të vrarë dhe përballë këtij reagimi ka një kundër reagim. Sa më tepër sofistikohen sulmet dhe rritet impakti strategjia është për të mbjellë frikë e terror në opinionin e gjerë. Përsëri ka hapësira, pasi nuk ka imunitet duke qenë se për një muaj, gjatë kampionatit evropian u mbajt shumë mirë situata nën kontroll dhe dje në një festë kombëtare ajo nuk i qëndroi masave” tha ai.



Ora 11:30 Atentati në Francë, identifikohet terroristi që vrau 84 persona
Policia franceze ka identifikuar autorin e sulmit në Nicë, i cili është Mohamed Lahouaiej Bouhlel 31-vjeç me origjinë tuniziane dhe shtetësi franceze. Mohamed Lahouaiej Bouhlel  ishte me precedent penal në Francë. 

Ora 11:10 Basha: Trishtim, Franca do të ringrihet
Sulm shtazarak dhe akt të pabesë terrorist e ka cilësuar kreun i PD, Basha ngjarjen e përgjakshme që ndodhi mbrëmë në Francë ku mbetën të vdekur 84 persona, teksa po festohej dita kombëtare.
 
“Ngjarja shokuese në Nisë të Francës ku nga një sulm shtazarak kane mbetur mbi 80 të vdekur, ka sjellë trishtim e zemërim kudo në mbarë botën dhe në Shqipëri.

Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të uroj nga zemra shërim të shpejtë të të plagosurve. Akti i pabese terrorist, në orën që të rinj, fëmijë, burra e gra po festonin ditën kombëtare, ka lënduar gjithkënd por jam i bindur se Franca do te ringrihet me e fortë’.
 
Basha mbyllim mesazhin duke theksuar se “Ne jemi më të bashkuar se kurrë në luftën pa kompromis kundër cdo lloj ekstremizmi që merr jete te pafajshme”.​
 
Ora 11:00 Papa Francesku: Dënojmë vrasjet në Francë
Papa Francesku në mesazhin e tij u shpreh se dënon këto vrasje të marra. “Dënojmë në mënyrë absolute cdo manifestim të vrasjes, të urrejtjes, të terrorizmit që sulmon paqen tonë.”
 
Ora 10:55 Federica Mogherini: Të qëndrojmë të bashkuar
 “Të qendrojmë të bashkuar kundra dhunës dhe urrejtjes” u shpreh Perfaqesuesja e politikes se jashtme Federica Mogherini.
 
Ora 10:50 Valls: Terrorizmi kërcënim që do të vijojë të peshojë
Franca do të jetë në tri ditë zie kombëtare perkatesisht ne datat 16,17 dhe 18 korrik, deklaroi kryeministri Manuel Valls gjatë një dalje per mediat pas ngjarjes tragjike ne France ku mbeten te vrare 84 persona.
 
Valls u shpreh se tashme është ngritur komisioni ndërministror. Ai konfirmoi se situata e emergjencës do të zgjasë edhe 3 muaj propozim i cili javen qe vjen do te kaloje ne parlament.Me tej ai shtoi se ne vend jkane aktivizuar te gjitha rezervat operacionale.
 
“Terrorizmi eshtë një kërcënim i cili peshon rëndë dhe do te vijoje te peshojë edhe më gjatë në Francë” u shpreh Valls.

Ora 10:25 Rama: Strategjia e tmerrit s’do ta gjunjëzojë botën e lirë
Kryeministri shqiptar Rama ka reaguar pas sulmeve të përgjakshme në Nicë duke i cilësuar si naziste, por ai shprehet se Franca dhe liria do triumfojnë.
 
“Strategjia e tmerrit nuk do ta gjunjëzojë kurrë botën e lirë! Nazizmi i ri do te mundet njësoj si i vjetri! Franca dhe liria do triumfojnë” shprehet përmes një statusi në faqen e tij në Facebook kryeministri Rama.

 
Ora 10:10 Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë të vdekur
Ministria e Punëve te Jashtme dënon me force sulmin e rende terroriste te ndodhur dje ne France dhe shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet për popullin dhe autoritet franceze ne këtë moment te vështirë. Qëndrojmë  krahë te Francës ne betejën kundër terrorizmit dhe dhunës ekstreme.
 
Ministria e Punëve te Jashtme dëshiron te informoj opinionin publik se ka marre te gjitha masat e nevojshme për ti ardhur ne ndihme shtetasve shqiptar qe mund te jene te përfshirë ne këtë situate krize.
 
Nga informacionet e deritanishme te përcjella nga Ambasada jone ne Paris nuk rezulton te kemi shtetas shqiptar qe mund te kenë humbur jetën. Ne ndihme te qytetareve tanë qe ndodhen ne France dhe familjeve te tyre Ambasada shqiptare ne Paris ve ne dispozicion nr e kontaktit: +33147233151.
 
Ministria e Punëve te Jashtme do te informoj ne vijimësi opinionin publik për zhvillime te mëtejshme.
 
 
Ora 10:00 Nishani: E dënoj me forcë aktin çnjerëzor
Presidenti Bujar Nishani ka dënuar sulmin terrorit në Nicë të Francës ku mbetën të vdekur 84 persona, ndërsa mbi 150 të tjerë mbetën të plagosur.
 
“Akti i mbrëmshëm terrorist në Nisë, që përgjaku Ditën Kombëtare të Francës dhe gëzimin e francezëve, më tronditi dhe më revoltoi pa masë.
 
E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin francez” shprehet Nishani.
 
Kreu i Shtetit shqiptar përmes letrës ngushëlluese për homologun francez u shpreh “Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave, juve dhe qeverisë suaj, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.
 
Zoti ju dhëntë juve dhe popullit francez, qetësi, kurajë dhe forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani’ përfundon letra e Nishanit.

Ora 09:50 Ambasada e Francës në Tiranë: Homazhe në orën 12:00
Ambasada e Francës në Shqipëri ka vendosur qëtë mbajë homazhe në nder të viktimave të sulmit të mbrëmshëm në Paris.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, ambasada thotë se këto homazhe do të mbahen në orën 12:00 ku do të shprehet përkrahja dhe solidariteti ndaj familjeve të prekura.

Ora 09:10 Sulmet në Nicë, ISIS në festë
Pas sulmeve në Francë Reuters raporton se militantët e ISIS janë duke festuar. ‘Numri i të vrarëve i të pafeve dhe të krishterëve francezë është rritur. Allahu është i madh, Allahu është i madh”. Këto janë disa nga statuset e mbështetësve të ISIS në rrjetet sociale.

Ora 08:55 Sulmi në Francë ishte i paralajmëruar
Shefi i Inteligjencës së Francës dy ditë përpara sulmit të Nices kishte deklaruar se ekstremistët islamikë do të rrisin aktivitetin e tyre për të vrarë njerëz duke përdorur makina me armë dhe bomba për të krijuar panik dhe terror.
  
Ora 08:40 Trump: Kur do të mësojmë nga kjo situatë
Nuk ka munguar edhe reagimi i kandidatit për President të SHBA.  “Një tjetër ngjarje horror në Francë, kur do mësojmë nga kjo situatë?”shkroi Donald Trump në Tëitter.
 
Ora 08:35 Obama: Dënoj sulmet, nuk do të ndalemi
Presidenti i SHBA, Barack Obama pas sulmeve në Francë ka reaguar duke deklaruar “dënoj ashpër atë që duket të jetë një sulm terrorist në Nice të Francës, që vrau dhe plagosi qindra civilë të pafajshëm. Nuk do të ndalemi përballë terrorizmit” tha Obama.
 
Ora 08:30 Në Nicë gjatë sulmit ishin edhe dy vajza shqiptare
Në Francë në momentin e sulmit terrorist në Nicë kanë qenë të pranishëm në shëtitore edhe shqiptarë. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet zëri i vajzave shqiptare, motra të cilët largohen me shpejtësi të alarmuara.
 
E alarmuar pas sulmit njëra nga vajzat thërret ‘Alma, Alma hajde, hajde, ikim. Sikur ta dija motra që do të ndodhte dicka e keqe sot” dëgjohet në video. Ndërsa është regjistruar edhe ankthi në momentin e largimit nga vendi i ngjarjes. 



Ora 08:24 Merkel: Gjermania është pranë Francës
Aleatja më e ngushtë e Francës në Europë, Kancelarja Angela Merkel pas mesazhit ngushëllues është shprehur se “Gjermania është pranë Francës, do të luftojmë terrorizimin, dënojmë sulmet”.
 
Ora 08:22 Hollande: Do shtojmë praninë në Siri dhe Irak
Pavarësisht sulmeve të përgjakshme, Franca nuk dorëzohet. Presidenti Hollande deklaron se do të do të shtojmë praninë në Irak dhe në Siri.

Ora 08:20 Franca 3 ditë në zi kombëtare
Pas sulmit terrorist, Presidenti francez Hollande ka shpallur 3 ditë zi kombëtare.

Ora 08:15 Presidenti i KE, Juncker: Jemi të hidhëruar
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka deklaruar se “jemi të hidhëruar, por Francë nuk është vetëm në këtë moment të vështirë. Lufta ndaj terrorizmit nuk do të ndalet’.

Ora 08:12 Terroristi nuk ka vepruar i vetëm
Nga hetimet e para të policisë franceze dyshohet se autori nuk ka vepruar i vetëm, ndërsa kanë nisur kërkimet për bashkëpunëtorët e 31-vjeçarit që shkaktoi terrorin në Nicë.
 
Ora 08:09 Rruga që përshkoi autori në Nicë
Autori përshkroi një distancë prej më shumë se 2 km me zigzage në shëtitoren e Nicës për të vrarë sa më shumë të pafajshëm në ditën më të rëndësishme në Francë. 
Nicë
(Në foto lart; Rruga 2 km që përshkoi autori në shëtitoren e Nicës në Francë)

Ora 07:59 Kamioni i autorit pas shkëmbimit të zjarrit në policinë
Autori 31-vjeç u qëllua për vdekje nga policia franceze gjatë shkëmbimit të zjarrit. 
Kamioni
Ora 07:50 Mes viktimave 10 fëmijë, 30 të plagosur
Mes viktimave nga sulmi terrorist në Francë janë 10 fëmijë, ndërsa mbi 30 janë të plagosur. Sulmi erdhi në një moment feste në Nicë duke tronditur të gjithë Francën.

Ora 07:45 Rritet sërish bilanci, 84 të vdekur, 150 të plagosur
Nga ora në orë bilanci i sulmeve terroriste në Nicë të Francës vazhdon që të rritet. Nga të dhënat e fundit numri i viktimave ka arritur në 84, ndërsa i të plagosurve 150.

Ora 07:32 Presidenti shtyn gjendjen e jashtëzakonshme
Duke u nisur nga sulmi, Presidenti i Francës Hollande ka vendosur që të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj të tjerë.
 
Ora 07:25 Autori u ekzekutua, kamioni me eksploziv
Terroristi mësohet se përveç shtypjes së njerëzve ka qëlluar edhe disa herë me armë tip Kallashnikov në drejtim të njerëzve dhe policisë, por në fund është ekzekutuar. Në kamionin që autori drejtonte kishte eksploziv dhe municione të tjera.

Ora 07:20 Terroristi ishte i njohur për policinë
Autori sipas të dhënave të para ishte një personazh i njohur për policinë si kontingjent krimi, por jo për shërbimet inteligjente për terrorizëm sipas mediave franceze.
 
Ora 07:18 Identifikohet autori i sulmeve terroriste
Autori i sulmit në Nicë është një shtetas me nënshtetësi franceze, por me origjinë tuniziane. Nga të dhënat me para autori dyshohet se është pjesë e terroristëve të ISIS.
 
Ora 07:10  Rritet bilanci, 80 të vdekur, mbi 100 të plagosur
Nga sulmi terrorist deri tani numri i viktimave ka arritur në 80, ndërkohë që të plagosurit janë mbi 100.

 
 
Si ndodhi sulmi terrorist/ Kamioni përshkoi 2 km mes njerëzve
Sipas dëshmitarëve, kamioni që aksidentoi për vdekje 80 persona, ka ecur me një shpejtësi të lartë mes për mes turmës. Rreth 80 km ka qenë shpejtësia e tij në momentin kur ka përplasur njerëzit e mbledhur në pedonale për të kremtuar Ditën Kombëtare të Francës.

Kamioni ka ecur për rreth 2 km përmes turmës.

"I kam shpëtuar vdekjes. Kam parë njerëzit të copëtuar, të përgjakur nga koka dhe gjymtyrë të shkëputura", tha një dëshmitar nga vendngjarja.
 
Një tjetër dëshmitar tha se shoferi i kamionit hapi dhe zjarr ndaj turmës. Zjarrit iu përgjigjën forcat e policisë, të cilët arritën të vrasin në vend autorin e tragjedisë. Mësohet se bashkëpunëtori i tij është ende në arrati.
 
Bëhet e ditur se në kamion u gjetën armë dhe municione luftarake. 

france ngjarja

tragjedi ne nice france

tragjedi ne nice france

tragjedi ne nice france

tragjedi ne nice france

tragjedi ne nice france
tragjedi ne nice france
  Foto të tjera..


Policia franceze vret terroristin

— Media Watcher (@MediaWatcher_) July 14, 2016 (Momenti kur kamioni ka hyrë drejt turmës së njerëzve)


— HARP DETECTIVES (@harp_detectives) July 14, 2016






/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!