/ATSH-AFP/ - Atentatet e marra përsipër nga grupi i Shtetit Islamik në Jemen kanë shkaktuar të paktën 142 të vdekur dhe 351 të plagosur, theksoi sot një zyrtar i ministrisë jemenite të Shëndetësisë.
Këto sulme kishin si shënjestër dy xhami të kryeqytetit Sana, në të cilat luteshin veçanërisht anëtarët e lëvizjes së fuqishme shiite Houthis, që ka marrë pushtetin në kryeqytet dhe një xhami në Saada, qytet në veri të vndit dhe bastion i lëvizjes Houthis.
Sipas një bilanci paraprak bëhej fjalë për 77 të vdekur.
"Grupi i Shtetit Islamik mori përsipër përgjegjësinë për atentatet që shkaktuan vdekjen e 142 personave në xhamitë në Jemen", sipas një komunikate të publikuar në internet nga një degë e Shtetit Islamik.