Sunday Mirror nëpërmjet një hulumtimi ka zbuluar se terroristët e ISIS-it janë duke blerë tokë fshehurazi për të ndërtuar një bazën të vetën në fshatin Osve, i cili gjendet 60 milje larg Sarajevës, afër qytezës Maglaj.
Sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, ky territor i Bosnjës do të përdoret për të organizuar sulme kundër shteteve perëndimore, si dhe do t’ua bëjë më të lehtë kalimin në Mesdhe ku gjenden bashkëluftëtarët e tyre, nga Siria, Iraku dhe Afrika e Veriut. Pylli i dendur i cili rrethon fshatin, ua mundëson militantëve kontrollin e plotë mbi zonën. Pjesa më e madhe e shtëpive janë braktisur, madje fshati nuk gjendet as në koordinatat e GPS’së dhe është i aksesueshëm vetëm në këmbë ose me vetura të vogla pasi rrugët janë tepër të ngushta.

Shumica e tokave në këtë fshat janë blerë nga mbështetës dhe luftëtarë të ISIS, të cilët aktualisht po luftojnë në Siri përkrah shtetit islamik. Së paku 12 militantë të ISIS-it të trajnuar në fshatin Osve kanë ikur për të luftuar në Siri muajt e fundit, ku pesë prej tyre raportohen të vdekur.
Në anën tjetër, fshatarët shprehen të shqetësuar.

Ata pohojnë se shumë shpesh dëgjojnë krisma armësh që vijnë nga mali dhe zgjasin disa minuta .Ata pohojnë se e dinë rrezikun që u kanoset atyre dhe fëmijëve të tyre dhe po e mendojnë seriozisht idenë për tu larguar nga ky vend, mirëpo nuk e kanë të lehtë të shesin pronat e tyre.
Në një raport për xhihadizmin në Bosnjë flitet edhe për rreziqet e kthimit të luftëtarëve të ISIS-it në vend pasi kanë shërbyer e janë stërvitur ushtarakisht në Siri .Kjo do ta rriste edhe më shumë rrezikun e sigurisë jo vetëm në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë.

Kristina Jozic, nga shërbimi i sigurisë Sipa, ka thënë që kthimi i luftëtarëve nga Siria është një sfidë për sigurinë e Bosnjës, mirëpo ka pohuar që Sipa është duke kontrolluar vazhdimisht aktivitetin e këtyre personave dhe aktivitetet e çfarëdo lloji duke përfshirë edhe ato të financimit që mund të lidhen me terrorizëm.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO