Ende pa u mbyllur mirë plagët e 30 viktimave të vrara në Tunizi, Shteti Islamik ka publikuar një tjetër paralajmërim drithërues për sulme të tjera drejt britanikëve.

Mesazhi është publikuar në revistën propagandistike online të terroristëve ‘Dabiq’ dhe tregon foto të personave të vdekur në plazh me diçiturën “E premtja e përgjakshme”.

Militantët islamik kanë ftuar ndjekësit e tyre të bashkohen në këtë kauzë, duke bërë të qartë se amerikanët dhe britanikët janë shënjestra e tyre kryesore.
isis
isis
isis
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)