ISIS, Peleshi: Blindim ambasadës
ruse dhe të tjerave në Shqipëri

ISIS, Peleshi: Blindim ambasadës<br />ruse dhe të tjerave në Shqipëri
Pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, shteti shqiptar ka blinduar ambasadat. Masa shtesë sigurie janë marrë jo vetëm në ambasadën ruse në Tiranë e cila figuron në listën e ISIS për t’u sulmuar, por në të gjitha selitë diplomatike.
 
Zv/kryeministri Niko Peleshi në një intervistë për Report Tv, thekson se ministri i Brendshëm i ka garantuar se strukturat e rendit kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar sulme të mundshme terroriste në territorin tonë.

‘’Pas ngjarjes së shëmtuar dhe tronditëse të vrasjes së ambasadorit rus në Ankara, Ministria e Brendshme ka marrë masat për të forcuar masat e sigurisë në ambasadën ruse dhe ambasadat e tjera. Në një takim me Tahirin kam marrë sigurinë për masat parandaluese për ndonjë akt potencial terrorizmi në vendin tonë të cilat janë marrë me seriozitet të madh’’, u shpreh Peleshi. 
 
Peleshi sqaron se ka shkuar pothuajse në 0 numri i shqiptarëve që luftojnë në vendet me konflikte fetare, pasi janë identifikuar qendrat e rekrutimit të tyre.

‘’Ne kemi bërë një punë shumë të mirë për të reduktuar në zero ata që quhen luftëtarët e huaj. Kjo përmes identifikimit të bazave rekrutuese në vend. Kemi Drejtorinë Antiterror më të madhe në rajon sipas informacione që unë kam nga ministri Tahiri. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë në shkëmbimin e informacioneve me vendet partnere’’, u shpreh Peleshi.

Këtë mërkurë mediat britanike publikuan një listë me 4 shtetet të në të cilat ISIS ka deklaruar se do të ketë në shënjestër ambasadat ruse.
 
Përveç Shqipërisë figurojnë edhe ambasadat e Ugandës, Azerbajxhanit dhe Iranit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen