Forcat terroriste ISIS kanë publikuar një video me përmbajtje tronditëse, ku tregohet sulmi me raketë ndaj një anije ushtarake egjiptiane. Xhihadistët besnikë ndaj grupit terrorist kanë hedhur zjarr drejt patrullës egjiptiane që lundronte në ujërat e detit Mesdhe.
Ngjarja ka ndodhur në muajin korrik, ndërsa kjo ka qenë lëvizja përfundimtare që i dha fund dyluftimit mes forcave terroriste dhe ushtarakëve egjiptianë që ndodheshin vetëm 3 km larg bregut.
Ky mendohet të jetë sulmi i parë detar që ekstremistët kanë publikuar. Videoja vazhdon më pas me të tjera performanca të frikshme të militantëve të pasuara nga parakalime rrënqethëse, ndërsa duartrokiten e brohoriten nga fëmijë të vegjël.
Redaksia Online
(m./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com