Abu Baker al Bagdat, lideri I shtetit islamik është gjallë . kështu deklarojnë Militantët e Shtetit Islamik të cilët kanë publikuar një regjistrim audio të liderit të tyre,i deklaruar disa herë i vdekur, madje në muajin qershor një gje e tillë u pohua fuqishëm nga zyrtarët rusë, ndërsa ata amerikanë u treguan skeptikë.
Zëri në regjistrim tingëllon shumë si ai i udhëheqësit të Shtetit Islamik, i cili i referohet në fjalën e tij edhe kërcënimeve të fundit koreanoveriore ndaj Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa përmend edhe betejat për fortesa të ISIS-it si Mosuli, i rimarrë nga ushtria irakiane në muajin korrik.
Për ndjekësit e grupit ekstremist, ka si gjithmonë dhe një thirrje ku ndër të tjera ftohen Ushtarë të Kalifatit dhe heronj të Islamit, mbajtësit e flamurit dhe kalorësit të fushave, të nxisin flakët e luftës kundër armiqve te isis, e tu drejtohen atyre duke irrethuar pa rrugë shpëtimit.
Në incizimin audio dëgjohet të thuhet më tej se të krishterët dhe kurdët e pafe janë shumë të përçmuar për të qëndruar përballë militantëv, nëse forca e tyre kryqtare ajrore do të mungonte qoftë edhe një orë”.
Abu Bakr al-Baghdadi për kokën e të cilit është vendosur një shpërblim prej 25 milion dollarësh nuk është parë në publik që nga korriku 2014, gjë që ka hedhur dyshime për fatin e tij.Hera e fundit që ai u shfaq ishte teksa predikonte në Xhaminë e Madhe të Al Nuriut në Mosul, ku shpalli edhe krijimin e Kalifatit.
Regjistrimi 46 minutësh, u paraqit dje nëpërmjet organizatës së lajmeve të lidhur me ISIS, Al-Furqan.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO