Chuck Hagel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka dhënë dorëheqjen pas kërkesës së bërë nga presidenti Barack Obama.

Pas rreth dy vjetësh në këtë post, Hagel po e jep dorëheqjen, nën presionin e disa krizave të politikës së jashtme, përfshirë betejën që vazhdon mes grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe në Irak. 

Sekretari i Mbrojtjtes e kërkoi dorëheqjen përmes një letre që i dërgoi sot presidentit Barack Obama. Ashtu sikurse Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder, i cili e dha dorëheqjen në shtator, Hagel tha se do të vazhdojë të qëndrojë në post deri në miratimin e pasuesit të tij. 

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama tha se Hagel kishte konkluduar se kjo është “kohë e përshtatshme” për të që ta përfundoj shërbimin e tij.

Afër presidentit Obama ishin zëvendëspresidenti, Joe Biden, dhe sekretari Hagel. Obama theksoi se Chuck Hagel ishte një sekeretar “shembullor” i mbrojtjes dhe se do të mbetet në këtë post derisa të emërohet pasardhësi i tij.

Hagel, ish-senator dhe veteran lufte i Vietnamit, tha se administrata Obama e ka vënë Departamentin e mbrojtjes dhe në tërësi Shtetet e Bashkuara, në një kurs më të fuqishëm kah stabiliteti dhe siguria.

Raportohet se dorëheqja e zotit Hagel u bë pas kritikave nga kundërshtarët e qeverisë lidhur me fushatën ushtarake në Afganistan dhe operacionet me të cilat sulmohen caqet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)