Qëkur ISIS mori kontrollin e qytetit të Mosulit në Irak më 10 qershor 2014 bota filloi të shqetësohej për zgjerimin e shtetit islamik. Instituti për studimet e luftës ka monitoruar hap pas hapi zgjerimin e territoreve të tyre në Irak dhe Siri. Sic shihet edhe në hartë , zonat e kontrolluara nga militantët përfshihen midis Mosulit dhe kryeqytetit Iraken, Bagdadit.

Shteti islamik mbetet i fokusuar në atë që quhet Unaza e Kalifatit, e cila përfshin territoret e Sirisë dhe Irakut dhe mbrohet nga njerëzit e Al Bagdadit. Ndërkohë objektivi kryesor i tyre është zgjerimi territorit , ku militantët tashmë pothuajse kanë marë nën kontroll pikat më skajore të Libisë. Por Pavarësisht propagandës të ushtruar, Kalifati është ende larg realitetit.

Territori i shtetit islamik është i ndarë në 33 krahina duke filluar nga Afrika e veriut në Afganistan. Sipas të dhënave ISIS vitin e kaluar humbi 10% të territorit të tij por kjo nuk është ende e sigurtë për shkak se nuk ekziston një hartë e saktë e territoreve të kontrolluar nga njerëzit e Al Bagdadit. Ajo që dihet tashmë me saktësi është se ISIS kontrollon qytetet e mëdha si Mosul dhe Ramadi në Irak dhe Raka e Palmira në Siri.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)