TIRANË - Një “ndëshkim ekstrem” është praktikuar nga militantët e ISIS që shokojnë sërish me kryqëzimin e një njeriu të akuzuar për spiunazh.
 
Ngjarja ka ndodhur në një provincë të Aleppos, në Siri dhe kanë qenë vetë xhihadistët e ISIS ata që kanë shpërndarë videon ku duket një burrë i lidhur në një kryq mbi një furgon, pranë ndërtesës kryesore të ISIS në qytetin Sirian.
 
Për militantët islamikë ky njeri është fajtor për akuzën si spiun i regjimit të Asadit dhe në video pasqyrohen momentet e tij të fundit të jetës.

Isis kryqezim

Kjo nuk është hera e parë që terroristët islamikë që veprojnë në Siri dhe Irak vrasin armiqtë e tyre me kryqëzime, si një provokim brutal për fenë e krishterë e perëndimin. ISIS është I rrethuar nga të gjithë anët: me sulme ajrore në Damask nga perëndimi, nga forcat amerikane të mbështetura dhe nga trupat iraniane, por dhe nga rezistenca e fiseve Peshmerga në veri.
 
Vetëm pak orë më parë një zëdhënës kurdë njoftoi për shkatërrimin e një grupi xhihadistësh, të cilët të ndjerë të rrethuar po tregojnë anën e tyre më të dhunshme.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)