Të paktën 26 persona janë vrarë në një seri sulmesh të njëpasnjëshme të ISIS ndaj ushtrisë së Egjiptit, në rajonin verior të Sinait. Shumica e viktimave u shënuan në kryeqytetin e provincës, El-Arish. Sulmet “e shumta dhe të njëkohësishme” u morën përsipër nga grupi militant i provincës Sinai, të cilët pas bashkimit në një aleancë me ISIS morën emrin Ansar al-Maqdis. 

Sulmet që targetuan ushtrinë e Egjiptit, që po përpiqet prej kohësh të shtypë dhunën në rajonin verior, konsiderohen si sulmet më të rënda anti-qeveritare prej muajsh dhe janë tregues të një niveli të ri koordinimi. Presidenti i Egjiptit ndërpreu një vizitë në Etiopi për shkak të këtyre sulmeve. 

SHBA dënuan sulmet duke deklaruar se qëndronin “të palëkundur në mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë së Egjiptit për luftimin e kërcënimit terrorist”.

isis


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)