ISIS, Thaçi për  "The Guardian"
"Kosova ndihmë për SHBA-të"

ISIS, Thaçi për  "The Guardian"<br />"Kosova ndihmë për SHBA-të"
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre mund të mendojnë për mbështetjen e Kosovës kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Në një shkrim për gazetën britanike “Guardian”, Thaçi ka thënë se institucionet kosovare do të luajnë rol aktiv për të ndaluar individët e indoktrinuar që t’i bashkohen Shtetit Islamik dhe se do të shkatërrojnë rrjetet e rekrutimit.

“Reformat në ekonomi dhe arsim, si pjesë e strategjisë sonë për integrimin evropian, do të ofrojnë mundësi më të mira për shtresat e margjinalizuara të shoqërisë që kanë humbur në këto kohë të tranzicionit”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu ka shkruar se Kosova “ka ligjin që ndalon pjesëmarrjen në luftë të huaj”.

Thaçi ka kujtuar se në dy aksione policore, janë arrestuar 45 militantë të dyshuar si dhe imamë, të cilët sponsprizojnë, mbrojnë dhe mbështesin ekstremistët.


Marrë nga REL


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi