Militantët xhihadistë të shtetit islamik kanë djegur 45 persona në perëndim të qytetit al-Baghdad, në Irak. Lajmi u bë me dije nga shefi i policisë lokale, sipas të cilit nuk dihet vendi dhe arsyet përse janë vrarë, megjithëse dyshohet se ata mund të jenë anëtarë të forcave të sigurisë.
Luftëtarët e ISIS morën pjesën më të madhe të qytetit javën e shkuar dhe dyshohet se kanë sulmuar familjarët e personelit të sigurisë dhe zyrtarë lokalë. Drejtuesi i policisë kërkoi ndihmën e qeverisë si dhe të komunitetit ndërkombëtar për këtë situatë që sipas tij përkeqësohet çdo ditë e më tepër.
Luftimet e vazhdueshme e komunikimi i dobët në këtë zonë e bëjnë të vështirë konfirmimin e rasteve të tilla. Gjatë javëve të fundit ISIS ka tronditur gjithë botën me pamjet brutale të djegies së pilotit jordanez, e së fundmi me ekzekutimin e 21 besimtarëve të krishterë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com