Kjo hartë e frikshme zbulon planin e ISIS-it për të pushtuar botën deri në vitin 2020, duke përfshirë Spanjën, Kinën dhe pjesë të Afrikës së Jugut. Sipas hartës, grupi terrorist islamik synon të kontrollojë Lindjen e Mesme dhe një pjesë të Europës. Në hartë, Shteti Islamik duket se merr nën kontroll gjithë Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, duke e quajtur me një emër tjetër “Orobpa”.
Andrew Hosken, një gazetar i BBC-së, është autori i një libri të ri që titullohet “Mbretëria e frikës: Brenda Shtetin Islamik”, e cila përfshin dhe një hartë ku vizatohen zonat që ISIS ka plan t’i marrë nën kontroll.
Kalifati, regjimi që qeveriset nga ligjet e Shairas, do të marrë shtetet nga Spanja në perëndim, deri në kufijtë e Kinës në lindje.
Anadalus, është emri arabik që do t’i vendoset një pjese të Spanjës, Portugalisë dhe Francës, të cilat u pushtuan nga maurët nga shekulli i VII deri në shekullin e XV. Ndërkohë që, Orobpa do të quhet Ballkani. Qoqzaz, është emrin në arabisht i Kaukazit, ky rajon përfshin Rusinë dhe disa shtete të vogla.
ISIS tashmë ka 50 mijë anëtarë dhe disponon asete dhe të ardhura në shumën e 2 miliardë dollarëve, kjo falë kontrollit që në fushat e naftës dhe të gazit në Irak dhe në Siri.
“Duan të marrin atë pjesë të botës, të cilën e shikojnë si bota myslimane. Me ta marrë, planifikojnë ta vënë kundër pjesës tjetër. Ata parashikojnë të kenë gjithë botën nën sundimin e tyre”, thotë Hosken.
Tashmë kanë destabilizuar Irakun dhe Sirinë dhe po përpiqen të destabilizojnë Arabinë Saudite dhe Libinë, ndërsa së fundmi shkatërruan industrinë dhe turizmin e Tunizisë.
“Sa më gjatë të vijojnë, aq më shumë kanë mundësi të zhvillojnë armët e tyre kimike dhe biologjike. Ky është shqetësim. Nëse do të dispononin armë të shkatërrimit në masë, ata do t’i kishin përdorur. Nuk ka asnjë pikë dyshimi për këtë”, deklaron gazetari i BBC.
Hosken zbulon se Abu Musad al Zarqawi, i cili themeloi grupin terrorist që më vonë do të bëhej ISIS, në 1996-n përshkroi një plan prej 7 hapash, që do çonte në fitoren e myslimanëve në 2020-n. “Ishim kaq afër t’i shkatërronim në 2010- 2011”, mësohet të ketë thënë Zarqawi.
“ 80% e liderëve të tyre janë arrestuar ose vrarë. Por nuk arritëm dot t’i shkatërronim të gjithë dhe tani janë kthyer si kanceri”, thotë Hosken.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com