Forcat e ISIS arrijnë t’i marrin nga duart shtetit të Asadit qytetin Qarayatan, pas përplasjeve me forcat e sigurisë të enjten në mbrëmje. Mediat vendase bëjnë me dije se luftëtarët e shtetit islamik morën peng 230 banorë, ku 150 prej tyre ishin të krishterë. Në grupin e pengjeve bënin pjesë 45 gra dhe 19 fëmijë. Militantët mbanin në dorë një listë ku ishin të shkruar emrat e pengjeve, ndërsa shumë prej banorëve ishin fshehur brenda manastirit Dar Alyan. 

Ky qytet i jep përparësi strategjike ISIS pasi lidh vendbanimin e lashtë të Palmyras me fshatrat lindore në veri të Damaskut.

Organizata për pakicat krishtere në Siri bën me dije se qyteti gjatë sulmit të ISIS 300 të krishterë kishin mundur të shpëtonin duke u larguar nga në qytet. Ndërkohë sipas raportimeve qindra banorë janë ende të bllokuar në fshatrat përreth duke mos pasur mundësi për të kontaktuar me të afërmit e tyre.

Që kur ISIS nisi sulmin mbi qytet të mërkurën mbi 1400 banorët e Qaryatain janë zhvendosur në rrethinat e vogla përreth.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)