Ngjarja e Zelandës së Re ku humbën jetën plot 50 persona ka bërë që ISIS të thyejë heshtjen gjashtë mujore.
ISIS u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të marrin hakun e muslimanëve të vrarë. Abu Hassan al-Muhajir, një nga figurat kryesore të ISIS përmes një video plot 44 minutëshe ka bërë thirrje për hakmarrje për rastin ku një person hyn në një xhami dhe vret besimtarët myslimanë.
“Kjo masakër në këto dy xhami nuk është më shumë se një tragjedi tjetër mes tragjedive të së kaluarës dhe atyre që do të vijnë,” është shprehur ai gjatë fjalimit të tij, dhe ka vijuar më tej duke thënë: Skenat e vdekjes në dy xhamitë mjaftojnë që të prishim gjumin dhe të nxisim mbështetësit e kalifatit që jetojnë atje, që të hakmerren për besimin e tyre, që po vriten gjithandej në botë.
Sulmi në Christchurch të Zelandës së Re, la të vdekur 50 njerëz në dy xhami gjatë faljeve të së premte. Policia arriti të kapë autorin e ngjarjes duke e vënë në pranga.