KANADA, Vancouver - Egjipti fitoi 1-3 me përmbysje kundër Zelandës së Re mëngjesin e kësaj të hëne me orën shqiptare, teksa pas ndeshjeve të dyta 'Faraonët' e shohin veten në krye të Grupit G.
Dueli në Vancouver nisi 'malore' për Egjiptin pasi Zelanda e Re gjeti epërsinë me golin e Surman në minutën e 15-të. Paçka rasteve që kishin egjiptianët, pjesa e parë u mbyll 1-0.
Në fraksionin e dytë Egjipti pësoi një 'metamorfozë' duke shënuar tre gola për përmbysjen e madhe. Fillimisht Ziko në minutën e 58-të, Salah në të 67 dhe Trezeguet në minutën e 82-të 'vulosën' tri pikët e para në këtë turne për Egjiptin.
Pasi garuan për herë të parë në Kupën e Botës në vitin 1934, Egjipti ka marrë sot fitoren e parë në këtë turne 92 vite më vonë nga ajo kohë. Egjipti 'prish mallkimin' dhe mer fitoren e parë historike në pjesëmarrjen e katërt në një kompeticion të tillë ku deri më sot kishin 8 ndeshje pa sukses.
Pas dy ndeshjeve të para, Grupi G kryesohet nga Egjipti me katër pikë, teksa më pas vijnë Irani dhe Belgjika me nga dy pikë, ndërsa në fund Zelanda e Re me një pikë.
Ndeshjet e fundit në këtë grup do të jenë; Egjipt - Iran dhe Zelandë e Re - Belgjikë.
Renditja në Grupin G:
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





