ISKSH ndëshkon 61 spitale
gjobë ndaj 263 mjekëve
Në vitin që lamë pas Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ka marë 61 masa administrative në disa spitale të vendit dhe u ka vendosur gjobë 48 mjekëve të përgjithshëm të familjeve.
TIRANE - Në vitin që lamë pas Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ka marë 61 masa administrative në disa spitale të vendit dhe u ka vendosur gjobë 48 mjekëve të përgjithshëm të familjeve. Sipas raportit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2012, kontrolle të plota janë ushtruar në spitalet Lezhë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Tropojë, Pukë, Shkodër, Kukës, Korçë, Pogradec, Vlorë, etj. Nga kontrollet janë hasur disa problematika, për të cilat janë vendosur 7 masa administrative në spitalin e Sarandës, 30 në Korçë, 6 në Tropojë, 12 në Kukës, 6 në Përmet.
Ndërkohë, kontrolle janë ushtruar edhe në shërbimin parësor, nga të cilat ka rezultuar gjoba në vlerën 146 000 lekë ndaj 48 mjekëve të përgjithshëm të familjes, detyrim shpërblim dëmi në vlerën 1 699 984 lekë ndaj 263 mjekëve të përgjithshëm të familjes, kusht penal në vlerën 40 000 lekë ndaj 8 drejtorëve të qendrave shëndetësore, masa disiplinore ndaj një mjeku dhe 2 infermiere, masa detyrim shpërblim dëmi për 12 subjektet farmaceutike nëpërmjet kontrollit të recetave me rimbursim në vlerën 165 318.5 lekë.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka vendosur masa administrative me gjobë në vlerën 232 000 lekë ndaj 39 subjekteve farmaceutike janë vendosur gjatë vitit 2012. Sipas raportit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2012, nga 905 farmaci e agjenci farmaceutike, të cilat kanë kontratë me DRSKSH-të rajonale, në 227 prej tyre janë ushtruar kontrolle tematike dhe me inventarizim, që përbëjnë 25% të të gjithë subjekteve në të gjithë Shqipërinë.
Nga këto kontrolle kanë rezultuar gjithashtu detyrim shpërblim dëmi në vlerën 5 028 832.8 lekë ndaj 81 subjekteve, kusht penal në vlerën 407 560 lekë ndaj 39 subjekteve, zgjidhje kontrate për 9 subjekte farmaceutike, masa disiplinore për 1 mjek të përgjithshëm familje dhe 3 specialistë të DRSKSH, Elbasan, si dhe masa organizative për DRSKSH, Korçë.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.3%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7906
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06