TIRANE- Mjekët që punojnë në shërbimin parësor do të marrin edhe shpërblimin më të majmë këtë fundviti. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, ka deklaruar se për 9350 punonjësit e qendrave shëndetësore në vend do të ketë deri në një pagë shpërblim.
"Nisur nga treguesit e mirë të performancës, punonjësit e 416 qendrave shëndetësore do të përfitojnë deri në një pagë financim shtesë në këtë fundviti, në bazë të realizimit të indikatorëve të performancës dhe bonusit", - ka deklaruar drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Sipas saj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar qendrat shëndetësore, si rezultat i rritjes së numrit të vizitave kanë arritur të tërheqin rreth 70 milion lekë më shumë, ndërsa si rezultat i plotësimit të indikatorëve të bonusit kanë tërhequr 158 milion lekë më shumë. Për 6/mujorin e dytë të këtij viti, parashikohet të shpërndahen rreth 310 milion lekë. Nga ky fond përfitojnë rreth 9350 punonjës të QSH, nga të cilët rreth 2000 mjekë familje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitarë, shoferë, ekonomistë. "Fondet për përballimin e shpërblimeve janë transferuar tashmë në pjesën më të madhe të llogarive bankare të QSH të cilat duhet të veprojnë menjëherë për shpërndarjen e tyre brenda muajit dhjetor', - ka sqaruar më tej drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana.
Sipas rajoneve rezulton se përfitojnë më shumë pagesë shtesë, punonjësit e rajoneve të Beratit, Dibrës, Durrës, Fier, Korçë, Vlorë, Tiranë të cilat kanë realizuar më mirë edhe treguesit e cilësisë e performancës. Referuar të dhënave rezulton se treguesi i përformancs është realizuar në nivele mbi 80 %, nga 307 qendra shëndetësore.
/Shqiptarja.com