ISKSH shpërndan 85% e ilaçeve për
të sëmurët kronike në zonat e izoluara

ISKSH shpërndan 85% e ilaçeve për<br />të sëmurët kronike në zonat e izoluara
TIRANE- Rreth 85 % e medikamenteve për të sëmurët kronikë në zonat e bllokuara tashmë janë shpërndarë, ndërkohë që prioritet kanë qenë pacientët me CA (kancer), diabet, zemër, etj”, tha sot drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana.

Hana tha se, “aktualisht janë dërguar pjesa më e madhe e medikamenteve për të sëmurët kronike. Janë mbuluar 85 % e tyre dhe prioriteti ynë kanë qenë pacientët me sëmundje të rëndë si kancer, diabet, zemër etj”.

"Pjesa e mbetur e pacientëve që kanë sëmundje më të lehta pritet t’i marrin brenda këtyre ditëve medikamentet me rimbursim", tha Hana. Medikamentet janë dërguar me procedura të lehtësuara nga ISKSH, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të bllokuara nga dëbora.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza