Islami: Edhe nëse e majta
bashkohet, PS humb zgjedhjet
Deputeti i pavarur bën një analizë të detajuar të rezultateve të zgjedhjeve duke filluar nga 2005 deri në 2009: Përderisa PS do të drejtohet nga Rama dhe klientela e tij, ka shumë pak gjasa, për të mos thënë aspak, që e majta të bashkohet por edhe nëse bashkohet, e majta dhe PS do të rrudhen. LSI rritet në kurriz të PS.
TIRANE- Kastriot Islami, prej disa muajsh deputet i pavarur, pasi u largua nga grupi PS, dhe ekspert për çështjet e zgjedhjeve, bën një analizë të detajuar të rezultateve të zgjedhjeve duke filluar nga 2005 deri në 2009, dhe në bazë të të cilave parashikon që në zgjedhjet e 2013 PS ka shumë pak gjasa, për të të mos thënë aspak, që të vijë në pushtet.
Sipas analizës së detajuar në një shkrim të publikuar sot në gazetën Panorama me titull “Islami: Me Ramën as e majta e bashkuar nuk fiton në 2013"
(Ky është titulli i redaksisë së gazetës "Panorama", ndërkohë që titulli original i shkrimit i Kastriot Islamit është “E majta e përçarë: PS në opozitë, E majta e bashkuar: E djathta në pushtet”) Kastriot Islami analizon se:
“Mosbesimi ekstrem e percarja e thellë e së majtës dhe kapja e PS nga një grup klientelist ka krijuar një dukuri sa paradoksale në pamje të parë por aq të pritshme e fataliste në realitet: i) sa herë e majta është e përcarë (zgjedhjet e vitit 2005, 2009, 2011), PS rezulton humbëse; dhe ii) kur e majta bashkohet (zgjedhjet e vitit 2007), cuditërisht e majta rrudhet, PS rrudhet dhe vetëm LSI rritet në kurriz të PS; më shqetësues është fakti që nga rrudhja, e majta rezulton më e vogël se e djathta. Një dilemë e vështirë për të marrrë përgjigje nga Rama dhe klientela e tij, për arsyen e thjeshtë, se Rama duke qënë vetë problemi nuk mund të kthehet në cels të zgjidhjes. E thënë më direkt, përderisa PS do të drejtohet nga Rama dhe klientela e tij, ka shumë pak gjasa, për të mos thënë aspak, që e majta të bashkohet por edhe nëse bashkohet, e majta dhe PS do të rrudhen; për rrjedhojë, PS do të rezultojë fatëkeqësisht në cdo rast humbëse. Në mënyrë më lakonike mund të thuhet se i) nëse e majta mbetet e përcarë, PS është në opozitë (përfundim i natyrshëm), dhe ii) nëse e majta bashkohet, me shumë gjasa e djathta qëndron në pushtet (perfundim ne dukje paradoksal, por i vertetuar ne 2007)”
Ja analiza e Kastriot Islamit(Ne foto grafika me te cilen Islami shoqeron shkrimin)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.3%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1595
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15